Loading…
Aktorja Kryeziu kërkon të çlirohet teatri
  • 09/04/2019 | 17:16

Aktorja Kryeziu kërkon të çlirohet teatri

Qe tre muaj aktorët e ansamblit të teatrit të qytetit në Prizren “Bekim Fehmiu” nuk kanë marrë rroga. Kjo gjendje shqetësuese ka prekur të gjithë artistët në përgjithësi në Kosovës, madje shumë nga ta janë mobilizuar me aktorët, shkruan Gazeta Metro.


Albulena Kryeziu, aktore kosovare ka kërkuar që të ndërmirret diçka në lidhje me këtë parregullësi, por jo vetëm në Prizrenin, por edhe për teatrin e Gjilanit, Gjakovës, Pejës, etj.

“A don kush me ndermarre dicka ne lidhje me aktorët e teatrove te komunave?
Teatri Prizren, Gjilan, Gjakove, Peje….?!
Apo vertete nuk kemi shpresa ma n’kete vend?!!

#clirojeniteatrin #meaktoreteprizrenit #meaktorët”, ka shkruar aktorja në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se më 8 prill, janë bërë plot 99 ditë qëkur këta artistë morën rrogën e fundit.

Artistët e këtij qyteti kanë zgjedhur që pakënaqësitë e tyre në këtë drejtim t’i shprehin nëpërmes rrjeteve sociale e nuk përjashtojnë mundësinë që në të ardhmen e afërt të organizojnë edhe ndonjë protestë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë