Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku ka adhurues nëpër tërë botën, por ajo që është më interesante është se Eliza ka pasur shumë adhurues edhe nëpër burgje, të cilët i kanë shkruar asaj shumë herë letra, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë një interviste në një televizion në Boston, aktorja shqiptare është shprehur se nuk janë të pakëta rastet kur ajo ka marrë letra nga të burgosurit.
“Është fakt që kam miliona adhurues nga e mbarë bota, por, çka me ka çuditur dhe vazhdojë të ndjehem akoma njësoj, është kur marr letra nga të burgosurit me burg të përjetshëm. Më ka shkruar qindra letra”, kishte thënë Dushku.
Kujtojmë që Eliza është një aktore amerikane me prejardhje shqiptare. Eliza ka lindur në Boston në vitin 1980, por ka origjinën nga Shqipëria, nga qyteti i Korçës. Dushku është ambasadore e kulturës dhe shqiptarëve në botë./gazetametro.net