Loading…

Akullore shtëpie me qumësht: E freskët dhe e shëndetshme

  • 03/07/2020 | 10:01

Akullore shtëpie me qumësht: E freskët dhe e shëndetshme

Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila shijon pa masë, sidomos tani që temperaturat janë rritur.


Më poshtë një recetë të mrekullueshme të përgatitjes së akullores me qumësht.

Kërkon pak mundim dhe pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.

Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe më të dashurve tuaj.

Përgatitja e Akullores së Shtëpisë me Qumësht,

Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona:

4 filxhanë çaji me qumësht,

30 gr ajkë qumështi,

4 kokrra vezë,

1 filxhan çaji sheqer,

Një lugë çaji vanilje,

1 lugë gjelle niseshte,

Përgatitja:

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni qumështin dhe ta lini të ftohet pak.

Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe kajmakun dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin.

Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë dhe hidheni masën në tenxheren e qumështit.

Përziejeni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjenë pasi priten vezët.

Kur masa të trashet, ju udhëzojmë ta largoni nga zjarri.

Hidhini vaniljen ose nëse preferoni lëkurë limoni të grirë.

Vendoset në kupa ose në një tas të madh dhe pasi ftohet në temperaturë ambienti futet në zonën e ngrirjes së frigoriferit. Sapo të ftohet dhe të ngrijë sa duhet është gati për t’u shërbyer.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata si dhe arra e bajame po ashtu.

Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e biskotave të ndryshme apo edhe krepave të ëmbla.

Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me copëza çokollate apo biskotash të ndryshme.

Këtë recetë mund ta përgatisni edhe pa kajmak duke përdorur përbërësit e tjerë më sipër.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë