Loading…

Akuza e rëndë e Melihate Tërmkollit: Albin Kurti po tenton ta marrë LDK’në përmes Vjosa Osmanit

  • 26/03/2020 | 19:32

Akuza e rëndë e Melihate Tërmkollit: Albin Kurti po tenton ta marrë LDK’në përmes Vjosa Osmanit

Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka hedhur akuza të rënda ndaj Kryeparlamentares Vjosa Osmani, duke thënë se kjo po e ndihmon kryetarin e VV’së, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Kështu u deklarua ajo në T7 ku shtoi se Osmani po e shfrytëzon LDK’në për interesa të saj.

“Është përpjekja e dytë edhe brenda, edhe jashtë, që Albin Kurti ta marrë LDK’në përmes Vjosa Osmanit. Por, nuk bën të shfrytëzohet LDK’ja për interesa të dikujt. Këtë nuk e ka bërë as Hashim Thaçi”, ka thënë Tërmkolli.

Tutje, ajo ka komentuar thirrjet e Osmanit për të mos e votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Është e pandershme të qëndrosh në një parti e të bësh thirrje kundër saj”, ka thënë Tërmkolli.

Kujtojmë se Osmani dhe dy deputetë të tjerë të LDK’së votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila u shkarkua me 81 vota të deputetëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë