Loading…

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

  • 03/12/2021 | 20:18

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

Gazeta franceze ‘’Liberation’’ ka ngritur akuza të rënda ndaj komisionerit të BE’së, austriakut Johannes Hahn, duke thënë se ka qenë i përfshirë në afera korruptive, transmeton Gazeta Metro.


Në një artikull të këtij mediumi, u tha se Hahn kishte lejuar lobistët ta ftojnë atë në udhëtime gjuetie dhe ushqime të shtrenjta pa e raportuar këtë.

Për këto akuza kanë raportuar edhe ‘’ORF’’ dhe ‘’Der Standard’’.

Hahn mori pjesë në një festë gjuetie në dhjetor 2015, e cila u pagua nga Lobi Belg Pronarëve të Tokave (ELO). Sipas “Liberation”, ai do të ishte i detyruar ta regjistronte pjesëmarrjen në Komision sipas kodit të mirësjelljes.

Një zëdhënës i Hahn tha, sipas gazetës ”ORF” dhe “Standard”, se ftesa nga komisioneri i BE-së ishte “thjesht e një natyre private”. Ai po merrte pjesë i shoqëruar me partneren e tij, që  kishte leje gjuetie. Prandaj nuk ishte e nevojshme që kjo të futej në regjistrin e transparencës.

Sipas “Standard”, Hahn është i përfshirë në një tjetër konflikt interesi: në qershor 2021 ai u takua tre herë për darkë me përfaqësuesen austriake në Gjykatën e Audituesve, Helga Berger, njëra prej të cilave shoqërohej nga partnerja e tij aktuale, Susanne Riess.

Zyra e Hahn sqaron, sipas “Standard”, se këto takime janë “pjesë e shkëmbimit të rregullt që Komisioneri ka me përfaqësues të institucioneve/organizatave që kanë të bëjnë me aktivitete në kuadër të portofolit të tij”.

Hahn, para pak vitesh ishte në postin e Komisionierit Europian për Zgjerim, derisa vazhdimisht kishte përmendur se vendet e Ballkanit duhej ta luftonin korrupsionin.

Ai gjithashtu ishte deklaruar edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, derisa ftonte udhëheqësit gjermanë e francezë se takimi i tyre atë kohë duhej të bëhej për të zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë