Loading…

Akuzat e Gërvallës ndaj Rexhep Selimit: Shqipe Selimi thotë se ‘nuk është koha një herë’ për t’i komentuar ato

  • 05/05/2021 | 15:32

Akuzat e Gërvallës ndaj Rexhep Selimit: Shqipe Selimi thotë se ‘nuk është koha një herë’ për t’i komentuar ato

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, është bërë kryetemë mediale pas shpërfaqjes së deklaratave në lidhje me disa prej krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimin.


Jo më larg se para një viti, Gërvalla Schwarz kishte kritikuar ashpër Vetëvendosjen për emërimin e Selimit në pozitën e Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Ajo e cilësonte Selimi, pa ofruar ndonjë provë, si “figurë të botës së krimit”. Sot, deklaratat e Gërvalla Schwarz u mbrojtën edhe nga shefi i saj, Albin Kurti. Periskopi ka dashur të dijë qëndrimin e bashkëshortes së Rexhep Selimit, deputetes Shqipe Selimi, në lidhje me deklaratat e dhëna nga Gërvalla në shkurtin e 2020-s. “Gërvalla në shkurtin e vitit 2020 e kishte konsideruar Rexhep Selimin [burrin tuaj] si “figurë të botës së krimit”.

Si e vlerësoni këtë deklaratë?” – e ka pyetur gazetari. “P’e di për çka më ke thirrë. Negative e ki përgjigjen. Më vjen keq por nuk jam e gatshme për intervistë qitash, tjetër herë për naj temë mujna me fol. Po nuk jam e gatshme hiç unë për me folë për këtë teme. Për tema tjera mujna me fol me diskutu, por për këto një herë nuk është koha me fol hiç?” – ka thënë ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë