Loading…

Akuzat ndaj Jakup Krasniqit: Krime kundër civilëve, kundërshtarëve të UÇK’së dhe personave të LDK’së

  • 09/11/2020 | 12:04

Akuzat ndaj Jakup Krasniqit: Krime kundër civilëve, kundërshtarëve të UÇK’së dhe personave të LDK’së

Teksa po vazhdon senaca e Dhomave të Specializuara kundër Jakup Krasniqit, ky i fundit po akuzohet se ka kryer krime lufte thuajse në secilën komunë të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Sekretarja gjatë kësaj seance ka treguar kohën dhe vendin, ku pretendohet se janë kryer këto krime.

“Këto krime u kryen mes prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore, ndër të cilat në Bajgorë, Llapashticë, Majac, Potok, Drenoc, Malet e Berishës, Llapushnik dhe vende të tjera në komunën e Drenasit, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë dhe në komunën e Kaçanikut, Skënderaj, Malishevë, Klinë, Novobërdë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti dhe në Shqipërinë e Veriut. Krimet u kryen kundër popullatës civile, kishin në shënjestër kundërshtarët që nuk përkrahin UÇK, duke përfshirë edhe personat që kishin lidhje me LDK’në,”, është thënë në këtë seancë, raporton Gazeta Metro.

Ndryshe, gjyqtari i seancës ka lexuar akuzat që rëndojnë mbi Krasniqin.

“Aktakuza e konfirmuar përfshin 6 akuza kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerzore, torturë, vrasje,  dhe zhdukje me forcë e njerëzve.

4 akuza për krime lufte, ndartim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje e paligjshme.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Krasniqi u arrestua të mërkuren e javës së kaluar nga policia e EULEX’it, pas një bastisje që zgjati për 10 orë në shtëpinë e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë