Loading…

Akuzat ndaj nesh janë të montuara politikisht

  • 25/11/2016 | 20:29

Akuzat ndaj nesh janë të montuara politikisht

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha e cila tash e tre muaj po mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës me granatë dore, ka thënë në emisionin “Info Box” në RTV Dukagjini se ky është një montim politik për të cilin po akuzohen.

Ajo ka treguar se javën që ka shkuar së bashku me aktivistët e tjerë janë intervistuar nga prokurori Abdurrahim Islami.

“Edhe katër dit i bëjë tre muaj që jam në arrest shtëpiak. Intervista që na është bërë nga prokurori Abdurrahim Islami është intervista e parë që kemi pasur prej kohës kur jemi arrestuar. Unë dhe aktivistët e tjerë jemi mbrojtur në heshtje sepse nuk kemi çfarë të flasim për një rast të tillë dhe të montuar politikisht”, ka thënë Batusha.

Ajo ka shtuar  se nuk e di se a do të ketë seancë për rastin e tyre apo do tu vazhdohet arresti shtëpiak, duke theksuar se këtë do ta kuptojnë në fund të këtij muaji.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë