Loading…

Akuzohet modelja braziliane për padinë e përdhunimit kundër Neymar

  • 11/09/2019 | 13:00

Akuzohet modelja braziliane për padinë e përdhunimit kundër Neymar

Policia e Sao Paulos të Brazilit, kanë paditur modelen braziliane, Najila Trindade dhe ish-partnerin e saj për akuzën për përdhunim kundër yllit të futbollit, Neymar, shkruan Gazeta Metro.


Sipas deklaratave të policisë, modelja Trindade është paditur për mashtrim procedural, denoncim shpifës dhe zhvatje, ndërsa ish-partneri i saj është akuzuar për zbulimin në internet të përmbajtjes erotike në lidhje me këtë rast.

Trindade ka akuzuar Neymar gjatë muajit maj, për dhunim ndaj saj në një hotel në Paris, kurse Neymar ka mohuar akuzën duke thënë se marrëdhënia e tyre ishte konsensuale.

Në fillim të këtij muaji është mbyllur zyrtarisht hetimi për Neymar, për shkak të mungesës së provave kundër tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë