Loading…

Akuzohet për akt terrorist me motiv religjioz atentatori i deputetit britanik Sir David Amess

  • 21/10/2021 | 14:34

Akuzohet për akt terrorist me motiv religjioz atentatori i deputetit britanik Sir David Amess

Autoritetet britanike kanë akuzuar Ali Harbi Ali, atentatori 25 vjeç i parlamentarit britanik David Amess, të cilin e vrau me thikë të premten e kaluar në një takim me qytetarë në një kishë. Ai akuzohet për kryerje të aktit të terrorizmit, transmeton Gazeta Metro.


Kreu i Divizionit Anti Terrorizmit, Nick Price, në Shërbimit Prokurorisë të Mbretërore ka deklaruar se do të dorëzojnë gjykatës se vrasësi ka lidhje terroriste, më saktësisht se kishte si motiv religjioz dhe ideologjik. Ai është akuzuar po ashtu edhe për përgatitje të aktit terrorist. Kjo pas shqyrtimit të provave të mbledhura nga Policia Metropolitane në hetimin e rastit”.

Ali, i biri i ish këshilltarit për media të ish kryeministrit të Somalisë, pritet të dalë para gjykatësit këtë të enjte në Londër.

“Ka pasur spekulime të shumta në media për prapavijën, historinë dhe motivin e personit tani të akuzuar” kanë thënë nga policia e Londrës për operacione speciale. “E kuptojmë se ka nivel të lartë interesimi për rastin, por tani që akuza është dorëzuar, është me interes vital që të gjithë të përmbahen kur komentohet publikisht, për t’u siguruar që procesi gjyqësor të mos paragjykohet në asnjë mënyrë.”

Policia britanike ka njoftuar se nuk po kërkojnë të dyshuar të tjerë pasi Ali Harbi Ali ishte akuzuar me vrasjen e deputetit David Amess./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë