Loading…

Al-Khelaifi nuk mund t’i ndahet Real Madridit, vazhdon me akuza ndaj Los Blancos

  • 22/06/2022 | 15:33

Al-Khelaifi nuk mund t’i ndahet Real Madridit, vazhdon me akuza ndaj Los Blancos

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka nisur një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Real Madridit, duke i akuzuar ata për fitimin e Ligës së Kampionëve vetëm disa muaj pasi “ata donin ta vrisnin”.


Skuadra spanjolle fitoi titullin e tyre të 14-të të garës evropiane në këtë edicion, duke mposhtur Liverpoolin në finalen e Parisit – duke qenë gjithashtu në ballë të ndarjes së dështuar të Superligës Evropiane.

PSG qëndroi larg planeve të dënuara të Superligës dhe prej kohësh ka synuar lavdinë e Ligës së Kampionëve vetëm që skuadra e tyre e mbushur me yje të dështojë vazhdimisht.

Në një intervistë me Gazzetta dello Sport, Al-Khelaifi tha se një garë evropiane e mbyllur si Superliga do të ishte një katastrofë për futbollin dhe aftësia e ekipeve nga jashtë elitës së vetëcaktuar për të arritur në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve ishte kyç.

“Unë i respektoj klubet e mëdha. Real Madrid e meritoi Ligën e Kampionëve: ata e festuan atë për ditë të tëra dhe pastaj duan ta vrasin atë”, deklaroi presidenti i klubit francez.

“Më pëlqen të shoh Ajaxin në gjysmëfinale, Tottenhamin në finale. Kujtoj me emocion daljet e para të PSG-së në Evropë, në Salzburg me tifozët të drithëruar”.

“Është shpirti i futbollit. Është e padrejtë ta mohosh atë me një ligë të mbyllur. Nuk do ta lejojmë të ndodhë”, ka shtuar më tej Al-Khelaifi. /Telegrafi/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë