Loading…

Al Nassr me ofertë të majme për yllin e Barcës që t’i bashkohet Ronaldos në Lindjen e Mesme

  • 07/02/2023 | 21:11

Al Nassr me ofertë të majme për yllin e Barcës që t’i bashkohet Ronaldos në Lindjen e Mesme

Klubi saudit, Al-Nassr, pritet t’i ofrojë Sergio Busquetsit pagë marramendëse prej 18 milionë eurosh në sezon, për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Lindjen e Mesme.


Mesfushorit të Barcelonës i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe akoma nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou apo do të largohet.

34-vjeçari ka startuar në 16 prej 18 ndeshjeve të La Ligas këtë sezon, ndërsa është lidhur me Inter Miami në MLS, por klubi i pasur nga Saudi Pro League mund të luajë rol të rëndësishëm.

Sipas Mundo Deportivo, Al-Nassr planifikon t’i ofrojë spanjollit 18 milionë euro në vit që të luajë për dy sezone. Megjithatë, lojtari dëshiron fillimisht të mësojë se çfarë oferte do t’i bëjë Barcelona para se ta marrë vendimin e tij.

Pas nënshkrimit me Ronaldon, klubi saudit dëshiron ta shfrytëzojë momentin për të marrë edhe emra të tjerë të njohur, në mesin et ë cilëve është edhe mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë