Loading…

Alarm i rremë, Ministria e Mbrojtjes reagon: Është përhapur një lajm i rremë për tërmet tjetër

  • 22/09/2019 | 23:21

Alarm i rremë, Ministria e Mbrojtjes reagon: Është përhapur një lajm i rremë për tërmet tjetër

Është përhapur një lajm në rrjetet sociale se pritet që në orën 23:30 të ketë një tërmet të fortë prej 6 ballësh, shkruan Gazeta Metro.


Në lidhje me këtë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, sipas së cilës këto lajme janë të rreme dhe vetëm po përhapin panik te qytetarët.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor“,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, sipas së cilës gjithçka që tentohet të bëhet për të përhapur panik mes qytetarëve është kriminale.

Kjo ministri paralajmëron se të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të mbajnë përgjegjësi penale. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë