Loading…
Alarm mes shkencëtarësh: Me eksperiment po e bëni ‘Planetin e majmunëve’
  • 13/04/2019 | 18:04

Alarm mes shkencëtarësh: Me eksperiment po e bëni ‘Planetin e majmunëve’

Shkencëtari kinez, i cili e ka përmirësuar funksionin kognitiv te majmunët, ashtu që në trurin e tyre ka implantuar gjene njerëzore, po e mbron eksperimentin e tij, i cili e ka përçarë komunitetin shkencor, transmeton Gazeta Metro.

Hulumtimi, të cilin e ka bërë Instituti për zoologji Kunming në Kinën jugperëndimore duhej të ndriçonte procesin evolutiv, i cili ka krijuar inteligjencën njerëzore, transmeton CNN.

“Madhësia e trurit dhe aftësitë kognitive janë ndryshimet më dramatike tek njerëzit gjatë evolucionit, e megjithatë mekanizamt gjenetikë të cilët qëndrojnë në themel të këtyre ndryshimeve specifike mbesin të paarritshëm”, thuhet në raportin e botuar në revistën kineze “National science riveë”.

Njëri prej udhëheqësve të hulumtimit Su Bing ka thënë se eksperimentin e ka lejuar këshilli universitar për etikë, me ç’rast, sipas tij, janë respektuar jo vetëm praktikat më të mira shkencore kineze e ndërkombëtare, por edhe të drejtat e kafshëve.

“Në afat të gjatë, këto hulumtime bazike di të ofrojnë informacione të vlefshme për analizën e etiologjisë dhe shërimit të sëmundjeve të trurit, të shkaktuara nga zhvillimi jonormal i trurit, si autizmi”, ka thënë Su për CNN-in.

Mirëpo, shkencëtarët, të cilët tash e një kohë merren me probleme etike në lidhje me eksperimentet gjenetike në majmunë, konsiderojnë se ky hulumtim gjendet në “terren të rrëshqitshëm”.

Jacqueline Glover, eticiente e biologjisë e ka krahasuar eksperimentin me filmin “Planeti i majmunëve”, në të cilin primatë superinteligjentë i dominojnë njerëzit.

“Nëse i humanizojmë majmunët, mund t’u bëjmë dëm të madh. Ku do të jetonin ata, çfarë do të bënin? Nuk guxojmë të krijojmë qenie të cilat pastaj nuk mund të bëjnë jetë të kuptimtë”, ka thënë ajo./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë