Loading…
Alarm në Eurovizion: Paralajmërim për sulm terrorist
  • 16/05/2019 | 15:15

Alarm në Eurovizion: Paralajmërim për sulm terrorist

Shikuesit e Eurovizionit janë alarmuar pas një paralajmërimi të një sulmi terrorist me bombë në qytetin Tel Aviv, ku po zhvillohet Eurosong, në Izrael.


Frika u përhap nga hakerat që kishin interferuar në faqen e internetit të transmetuesit izraelit ‘KAN’ gjatë natës së parë të Gjysmë Finales.

‘Rrezik i sulmeve me bombë! Ju lutemi largohuni! Izraeli nuk është i sigurtë’-u shfaqën të shkrara në ekran këto thirrje të shoqëruara me pamje të animuara satelitore të një shpërthimi në qytet.

Përfaqësues të ‘KAN’ kanë treguar se brenda pak minutash kanë marrë në dorë kontrollin mbi këtë ngjarje duke thënë se kjo është një përpjekje nga Hamasi për të zotëruar këtë transmetim dixhital.

Kujtojmë se sonte do të mbahet nata e dytë gjysmë finale, ku do të këndojë dhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, e cila renditet e 14.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë