Loading…

Alarm në vilën e reperes së njohur, arrestohet një person i paautorizuar

  • 07/04/2026 | 14:38

Alarm në vilën e reperes së njohur, arrestohet një person i paautorizuar

Një incident shqetësues ka ndodhur në rezidencën luksoze të reperes Nicki Minaj në Los Angeles, pasi policia ndërhyri për të ndaluar një person që kishte hyrë pa leje në pronën e saj.


Sipas raportimeve të TMZ, autoritetet morën një telefonatë në orët e para të mëngjesit, ku u njoftuan për praninë e një individi të paautorizuar në oborrin e vilës. Kamerat e sigurisë kanë kapur një burrë duke lëvizur në pjesën e pasme të pronës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i dyshuari u arrestua menjëherë në vendngjarje, ndërsa Nicki Minaj nuk ndodhej në banesë në momentin e incidentit. Ende nuk dihen detaje të plota mbi mënyrën se si personi arriti të depërtojë në pronë, apo nëse do të përballet me akuza të tjera përveç hyrjes së paautorizuar. Ky rast vjen në një periudhë kur incidente të ngjashme që përfshijnë personazhe të njohur janë bërë më të shpeshta. Vetëm disa javë më parë, edhe shtëpia e Rihanna në Beverly Hills u bë objekt i një sulmi me armë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Nicki Minaj ka zbuluar së fundmi se ka marrë një Bibël të firmosur nga Donald Trump, duke e cilësuar atë si një nga dhuratat më domethënëse në jetën e saj. Reperja 43-vjeçare ndau në rrjetin social X një imazh të librit, ku shihej mbishkrimi “God Bless The USA” dhe firma e presidentit amerikan në kopertinë.

Kjo nuk është hera e parë që artistja merr dhurata nga Trump. Në janar, ajo publikoi një fotografi të një karte “Trump Gold” me firmën e tij, ndërsa më vonë foli edhe për përpjekjet e saj për përfundimin e dokumentacionit të shtetësisë amerikane. Përtej dhuratave, Minaj ka shprehur mbështetje për Trump edhe në mënyra kreative. Ajo publikoi një homazh dixhital për Ditën e Presidentëve, ku presidenti zëvendësonte imazhin e bashkëshortit të saj, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë