Loading…

Alarm për bombë në Shkup, Ministria Brendshme: Pati denoncim për sulm, po veprojmë

  • 30/11/2021 | 19:29

Alarm për bombë në Shkup, Ministria Brendshme: Pati denoncim për sulm, po veprojmë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka informuar opinionin se vepron pas denoncimeve për sulm, pasi që një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, transmeton Gazeta Metro.


Pak minuta më parë ka pasur alarm për bombë të vendosur në qendër të Shkupit.

Policia ka evakuuar zonën për rreth Teatrit dhe Ministrisë së Jashtme. Në këtë zonë është vërejtur prani e shtuar e forcave policore, ndërsa për pak kohë ishte e bllokuar.

Sipas MPB’së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve dhe menjëherë pasi të përfundojnë kontrollet dhe besueshmërinë e informacioneve do ta informojmë opinionin.

MPB apelon qytetarët që të jetë të qetë. Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga ndërtesat për rreth.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë