Prishtina po vazhdon të jetë epiqendër e pandemisë, teksa sonte vetëm në kryeqytet janë konfirmuar 81 raste me koronavirus.
Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, sot janë identifikuar edhe 178 raste me koronavirus, por që epiqendër tashmë është bërë Prishtina.
Nga 178 raste me koronavirus, 81 raste janë identifikuar vetëm në Prishtinë.
Rastet pozitive me koronavirus janë nga komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.
Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive./gazetametro.net