Loading…

Alarmante: Prishtina vazhdon të ketë ajër shumë të ndotur

  • 26/10/2019 | 23:05

Alarmante: Prishtina vazhdon të ketë ajër shumë të ndotur

Ditëve të fundit u raportua për ajër shumë të ndotur në Kosovë, e kjo gjendje siç duket nuk do të ndryshojë, shkruan Gazeta Metro.


Ajri në kryeqytet po konsiderohet shumë i ndotur, ndonëse temperaturat kanë filluar të shënojnë rënië.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, niveli aktual ndotës në kryeqytet është 168 ppm.

Ky nivel, parashihet të jetë i pashëndetshëm për qytetarët të cilët e thithin këtë ajër.

Problematikë kryesore e institucioneve lidhur me këtë çështje po vazhdon të jetë përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.

Kujtojmë se viteve të fundit, në këtë kohë të vitit, vazhdimisht është raportuar për ajër shumë të ndotur në Kosovë, sidomos në Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë