Loading…

Alarmë për bombë në aeroportin e Shkupit

  • 24/11/2016 | 09:26

Alarmë për bombë në aeroportin e Shkupit

Presidenti maqedon Gjorge Ivanov është dashur të udhëtoj për në Madagaskar.

Mbrëmë në orën 20.40 u ndalua fluturimi i aeroplanit të Turkish Airlines për shkak të dyshimit se në të gjindej një bombë.

Udhëtar në atë flurutim komercial ishte edhe presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili bashkë me delegacionin shtetëror është dashur të udhëtoj nëpërmes të Stambollit për në Madagaskar, transmeton gazetametro.net.

Duke u thirrur në burime policore, mediat lajmërojnë se kishin të bëjnë me alarm të rremë pasiqë në aeroplan u gjet një paisje mobile pa pronar. Për shkak të këtij alarmi disa fluturime janë pezulluar ndërsa disa të tjerë janë drejtuar në vende tjera.

ivanov

Udhëtarët janë nxjerr nga aeroplani i cili ishte përgatitur për fluturim, ndërsa detajisht e kanë kontrolluar ekipet e Ministrisë së punëve të brendshme dhe Drejtorisë së sigurimit. Pas kontrollit të aeroplanit, rreth orës 22:00 udhëtarëve iu është lejuar të hyjnë në aeroplan.

Siç transmeton TV Nova, presidenti i Maqedonisë ka vendosur që të mos udhëtoj me atë fluturim dhe të mos merrë pjesë në samitin e Frankofonisë i cili po mbahet në Madagaskar. Aeroplani nga aeroporti “Aleksandri i Madh” fluturoi rreth orës 23:00./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë