Loading…

Ipeshkvia i frikësohet sulmit terrorist për Pashkë

  • 13/04/2017 | 23:05

Ipeshkvia i frikësohet sulmit terrorist për Pashkë

Përveç punës me orar të zgjatur – deri në 12 orë në punë – pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për detyrë sigurimin e të gjitha objekteve të krishtera në Kosovë.


Të gjitha autoritetet e sigurisë në Kosovë janë alarmuar nga disa kërcënime që po konsiderohen serioze për organizimin e sulmeve terroriste, në prag të festës së Pashkëve.

Të gjitha Kishat në Kosovë nga sonte janë duke u siguruar nga Policia e Kosovës, përgjatë 24 orëve,këtë lajm e ka konfirmuar Ipeshkvia e Kosovës.

Ka qenë pikërisht Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila e para ka ngritur alarme për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ku nëpërmjet një njoftimi ka kërkuar kujdes nga shtetasit e saj në Prishtinë.

Zyra për Informim e Policisë ka lëshuar vetëm një deklaratë për media, pas njoftimit të ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, në të cilën flet në përgjithësi për autorizimet e PK’së për sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

Alarme të ngjashme ka pasur edhe në vitet e shkuara, në prag të festave fetare, në veçanti atyre katolike dhe ortodokse. /gazetametro.net

17918380_1516177845090340_1913203759_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë