Loading…

Alarmohen izraelitët, një gropë e madhe hapet te spitali ‘përpin’ makinat

  • 09/06/2021 | 09:10

Alarmohen izraelitët, një gropë e madhe hapet te spitali ‘përpin’ makinat

Një gropë gjigante 91 metra e gjerë u hap krejt papritur në mes të një parkingu duke “marrë me vete” disa makina.


Incidenti u regjistrua jashtë Qendrës Mjekësore Shaare Zedek, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Toka u shkërmoq afër vendit ku po gërmohet një tunel i autostradës, që dukej se ishte shembur pjesërisht.

Për fat të mirë, të tre makinat që ranë në gropë ishin të parkuara dhe nuk kishin njerëz brenda.

Ndërkaq, specialistët po hetojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e këtij fenomeni dhe për të zbuluar nëse shembja e tokës erdhi për shkak të punimeve në tunel.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë