Loading…

Alarmohet ambasada ruse për vdekjen e 4 turistëve: Zbulon se cili është misteri i ngjarjes

  • 16/10/2021 | 18:05

Alarmohet ambasada ruse për vdekjen e 4 turistëve: Zbulon se cili është misteri i ngjarjes

Mbetet akoma mister vdekja e 4 shtetasve rusë mbrëmjen e djeshme në një hotel në Qerret të Kavajës.


Në një raportim për “News 24” nga Qerreti, gazetarja Klodiana Lala shprehet se ekspertiza do  do të jetë ajo që vërtetojë dhe përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.

Lala ka shpjeguar itinerarin e tyre ditën e djeshme ku mësohet se çifti Burenkova, vajza e tyre e bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, udhëtim që do të ishte i fundit për ta. Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut. Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin. Kjo punonjëse është edhe dëshmitarja okulare e ngjarjes.

Më tej Lala shprehet se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Përfaqësues të ambasadës kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre. Për këtë janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe  hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë.

Ndërkohë mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër dhe se kanë humbur jetën jo në xhakuzi dhe nuk kanë qenë në ujë. Ambienti rezulton i ajrosur dhe turistët e tjerë nuk kanë pasur shqetësim.

Sipas gzetarës Klodian Lala kjo ngjarje mund të referohet si vrasje e mundshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë