Loading…

Alarmohet SC Gjilani, 5 futbollistë dhe 4 zyrtarë klubi rezultojnë pozitivë me koronavirus

  • 11/08/2020 | 17:02

Alarmohet SC Gjilani, 5 futbollistë dhe 4 zyrtarë klubi rezultojnë pozitivë me koronavirus

SC Gjilani ka pranuar edhe zyrtarisht rezultatet e testeve për “COVID-19”, derisa ka mësuar se pesë futbollistë janë infektuar dhe katër zyrtarë klubi.


‘GazetaSheshi’ mëson se futbollistët Blendi Jakupi, Tomislav Busiç, Darko Nikaç, Shend Kelmendi dhe Sebino Plaku kanë rezultuar pozitiv, ndërkohë pjesa tjetër janë anëtarë të stafit të klubit.

Futbollistët dhe stafi do të ritestohen edhe njëherë në prag të nisjes për në San Marino, me ç’rast pritet që të zhvillojë ndeshjen e rundit parakualifikus ndaj Tre Pennes.

Rastet e fundit me infektime nga futbollistët dhe anëtarët e stafit kanë tronditur jo pak nënkampionët e vendit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë