Loading…

Alarmohet Vatikani: Kleriku italian që jetonte në rezidencë me Papa Franceskun rezulton pozitiv me koronavirus

  • 26/03/2020 | 19:36

Alarmohet Vatikani: Kleriku italian që jetonte në rezidencë me Papa Franceskun rezulton pozitiv me koronavirus

Një punonjës italian i Selisë së Shenjtë që jeton në të njëjtën rezidencë si Papa Françesku u raportua të enjten se kishte testuar pozitive për COVID-19 dhe ishte shtruar në spital, transmeton Gazeta Metro.


Disa gazeta italiane me burime me reputacion në Vatikan thanë se kleriku ka jetuar për vite të tëra në shtëpinë e miqve të Shën Martës.

Papa Françesku ka mbetur kryesisht i izoluar në rezidencën e tij që kur u tha se po përballej me një ftohje në fund të muajit të kaluar.

Pontfi 83-vjeçar ka një apartament të vogël në ndërtesë dhe i merr ushqimet e tij atje.

Gazetat La Stampa dhe Il Messagro thanë se personi pa emër është shtruar në spital në Romë dhe janë ndërmarrë hapa për dezinfektimin e ndërtesës.

La Stampa gjithashtu raportoi gjithashtu se Papa Françesku ka qenë “duke ngrënë vetëm në dhomën e tij për ca kohë” si një masë paraprake.

“Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës në apartamentin e tij, dhe kur lëviz brenda vendbanimit, ai mban distancat e nevojshme të sigurta”, ka shkruar La Stampa.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni i tha AFP se ai as nuk mund të konfirmojë dhe as t’i mohojë raportet.

Uebfaqja zyrtare e Vatikanit Neës thotë se numri i personave të infektuar në shtetin e qytetit është rritur në katër.

“Rastet e reja përfshijnë një punonjës të zyrës së mallrave dhe dy punonjës të Muzeve të Vatikanit”, thuhet në faqen zyrtare të lajmeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë