Loading…
Alarmon BQK: Taksa 100% rrezikon ekonominë e vendit 
  • 05/07/2019 | 19:43

Alarmon BQK: Taksa 100% rrezikon ekonominë e vendit 

Ekonomia e Kosovës po lëkundet. Këtë e ka konfirmuar edhe Raporti për stabilitet financiar, nga Banka Qendrore e Kosovës.


Raporti paraqet disa rreziqe për ekonominë e Kosovës, gjatë 2019’s.

“Prospektet për rritje mund të ndikohen negativisht nga rritja e rreziqeve të jashtme, si dhe atyre të brendshme siç janë: zgjerimi i vazhdueshëm i deficitit fiskal; rritja e shpenzimeve rrjedhëse të ndikuara nga presionet në skemat sociale dhe ligji i ri i pagave; rritja e çmimeve dhe vendimet për taksën 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në Raportin e stabilitetit ekonomik të BQK-së.

Ndërkaq, sipas njohësit të ekonomisë Lulzim Beqiri, me këto rritet edhe mundësia për një krizë financiare në vend.

Ai shton se buxhetin po e rëndojnë edhe disa vendime të paplanifikuara të Qeverisë.

E për opozitën, kjo tregon paaftësinë e qeverisë aktuale për t’i menaxhuar si duhet financat e shtetit.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë që këto shpenzime e rrezikojnë vendin.

Mirëpo, në Qeverinë e Kosovës e mohojnë një mundësi të tillë.

Haki Shatri, këshilltar ekonomik i kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë që çdo shpenzim po bëhet sipas Ligjit për buxhetin e vitit 2019, raporton ktv.

Për Qeverinë Haradinaj, edhe Zyra Kombëtare e Auditorit ka raportuar për gjetje që tregojnë për moskoordinim në raportet financiare nga ky institucion./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë