Loading…
Alarmon drejtorja e FMN-së: Është e mundur një ‘stuhi ekonomike’
  • 10/02/2019 | 18:23

Alarmon drejtorja e FMN-së: Është e mundur një ‘stuhi ekonomike’

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tërhequr vërejtjen për një “stuhi” të mundshme ekonomike, duke pasur parasysh se zhvillimi i ekonomisë globale nuk i ka përmbushur pritjet, transmeton Gazeta Metro.

“Problemi qëndron në atë se po shohim se ekonomia po zhvillohet shumë më ngadalë se sa që kemi pritur”, ka thënë drejtorja e FMN-së, Christine Lagarde.

Gjatë muajt të kaluar FMN i ka zvogëluar parashikimet për zhvillimin e ekonomisë botërore për sivjet nga 3,7 në 3,5 për qind.

Ajo ka numëruar “katër re”, të cilat mund të sjellin stuhinë – tensionet tregtare dhe vënia e sanksioneve, problemet financiare, pasiguria rreth Brexitit dhe ngadalësimi i ekonomisë së Kinës.

Sipas saj, tensionet tregtare, kryesisht në formë të kontestit ndërmjet ShBA-ve e Kinës tashmë kanë ndikim global.

Pastaj ajo ka përmendur edhe rreziqet nga shpenzimet e medhë të huazimeve të qeverive e kompanive.

“Kur ke shumë re, mjafton edhe një goditje rrufeje që të fillojë stuhia”, ka thënë Lagarde./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë