Loading…

Alarmon infektologu kosovar: Varianti Omicron mund të jetë më i rëndë se Delta

  • 01/12/2021 | 23:06

Alarmon infektologu kosovar: Varianti Omicron mund të jetë më i rëndë se Delta

Infektologu Hamdi Ramadani, ka thënë se varianti Omicron i virusit korona, mund të jetë më i rëndë se Delta, shkruan Gazeta Metro.


Që nga konfirmimi i rasteve të para me variantin Omicron në Afrikë të Jugut, Holandë, Spanjë, Japoni e së fundmi edhe në SHBA, kryesisht në Kaliforni, vendet janë alarmuar për kujdes të shtuar në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij varianti.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se nga hulumtimet e bëra deri më tani dhe provat paraprake dyshohet se Omicron mund të jetë më i rëndë se Delta.

Ai tha se krahasuar me variantin Delta, varianti Omicron po bën më shumë mutacione.

“Javët që vijnë do të tregojnë se si po ndodh. Ju e dini që tashmë po bëhen dy vjet prej pandemisë dhe nga ajo kohë ka lëviz shumë situata e varianteve, e mutacioneve…’, ka thënë Ramadani për RTV21.

Infektologu tha se Omicron mund të jetë i ngjashëm ose më i rëndë dhe intensiv se Delta.

“Nga ajo kohë e deri më tash kemi parë që variantet e dyta ose të treta që kanë dalë janë më rezistente. Delta është mjaft infektoz, agresiv, ka paraqit shumë ndërlikime dhe shumë fatalitet dhe ai qëndron ndër më kryesorët. Nuk do të doja që të ndodh diçka me Omicron Covid-19, por hulumtimet paraprake dyshojnë se edhe Omicron mund të jetë i ngjashëm ose më i rëndë dhe intensiv se Delta”, theksoi Ramadani.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar vetëm 8 raste të reja me virusin korona, ndërsa janë 314 raste aktive. Aktualisht Kosova nuk ka mundësi që të bëjë testime për variantin Omicron, njëjtë siç nuk pati mundësi as për variantin Delta dhe Delta Plus.

Në pamundësi për testime, Ministria e Shëndetësisë pati dërguar mostra në Gjermani për tu testuar për variantin Delta dhe Delta Plus, ku edhe kishin rezultuar pozitiv. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë