Loading…

Alarmon OBSH: Pandemia me koronavirus nuk është as afër fundit

  • 29/06/2020 | 20:50

Alarmon OBSH: Pandemia me koronavirus nuk është as afër fundit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus “nuk është as afër fundit” teksa numri i rasteve të prekura me këtë virus, ka kaluar shifrën 10 milionë, ndërkohë që janë raportuar mbi 500,000 viktima.


“Ndonëse shumë shtete kanë shënuar përparim në nivel global, ritmi i pandemisë është duke u përshpejtuar”, ka thënë Tedros përgjatë një fjalimi për media, duke shtuar se bota do të ketë nevojë “për më shumë durim dhe zemërgjerësi në muajt vijues”.

Tedros po ashtu ka thënë se pandemia ka vënë në pah më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit, duke cituar aktet e solidaritetit, por edhe ato të dezinformatave dhe tentimeve për politizim të koronavirusit.

Këto komente kanë ardhur një ditë pasi OBSH-ja ka raportuar për një tjetër rekord të ri të numrit të të prekurve me koronavirus në 24 orë, 189,000.

Gjashtë muaj pas rasteve të para të raportuara me koronavirus në Kinë, disa shtete kanë rihapur ekonominë, derisa është duke u punuar edhe në gjetjen e vaksinës kundër sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë