Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shfrytëzuar vikendin që me veturë zyrtare të shkoj dhe të kryejë punë në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Metro.
Lexues të Gazeta Metro kanë dërguar fotografi nga Tetova, ku sipas tyre vetura në fotografi është e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni dhe është fotografuar pikërisht sot në ditë vikendi.
Gjithashtu lexuesit kanë bërë me dije se Hyseni ka shkuar në Tetovë për intervistë të doktoratës në Universitetin e këtij qyteti.
Alban Hyseni u zgjodh kryetar i Gjilanit duke mposhtur Lutfi Hazirin në garën e zgjedhjeve lokale.
Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe ka vijuar masterin në programin Juridik Penal. /gazetametro.net