Loading…

Albert Dabiqaj hero i Gjilanit, skifterat fitojnë derbin e Anamoravës

  • 25/11/2021 | 15:09

Albert Dabiqaj hero i Gjilanit, skifterat fitojnë derbin e Anamoravës

Gjilani ka fituar derbin e dytë të sezonit.


Skuadra e Ismet Munishit me rezultat minimal ka arritur të dalë triumfuese në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Ndeshja ishte mjaft e balancuar, por me Gjilanin që arriti të krijojë rastet më të mira.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me dy skuadrat që nuk arritën të krijonin ndonjë rast të mirë për të pushuar në avantazh.

Menjëherë pasi u kthyen skuadrat në fushë, erdhi goli i parë dhe i vetëm i ndeshjes.

Për gjilanasit shënoi Albert Dabiqaj, që gjeti mjaft bukur rrugën e rrjetës nga cepi i zonës, duke mposhtur Dritën.

Përkundër përpjekjeve, Drita nuk arriti të ndryshojë asgjë deri në fund të takimit.

Kjo fitore për Gjilanin nuk vlen vetëm krenari për derbi, por edhe tre pikë për kreun.

Të përzgjedhurit e Ismet Munishit udhëheqin kampionët me 28 pikë pas 15 javësh, kurse ndjekin Ballkani me 26 dhe Drita me 25.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë