Loading…

Albert Krasniqi: Vitia ishte kontradiktorë në debatin e mbrëmshëm, pati poziconim të gabuar përballë Ramës

  • 11/11/2021 | 12:11

Albert Krasniqi: Vitia ishte kontradiktorë në debatin e mbrëmshëm, pati poziconim të gabuar përballë Ramës

Komente të shumta janë bërë lidhur me debatin e mbrëmshëm të dy kandidatëve për të parin e Prishtinës, Përparim Rama nga LDK si dhe Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.

Arben Vitia është kritikuar lidhur me paraqitjen e tij sa i përket debatimit.

Madje lidhur me këtë analisti Albert Krasniqi ka thënë se pozicionimi i Arben Vitisë në debatin e mbrëmshëm ka qenë stategjikisht i gabuar.

Sipas tij, Vitia lejoi që debati të zhvillohet në terren të Ramës-për zgjidhjet urbane të qytetit në vend se ta orientojë në aspektin e shëndetësisë ku mund të dilte më mirë.

“Pozicionimi i Arben Vitisë në debatin e mbrëmshëm ka qenë strategjikisht i gabuar:

1. Ka lejuar që debati të zhvillohet në teren të Përparim Ramës – për zgjidhjet urbane të qytetit – në vend se ta orientojë në aspektin e shëndetësisë ku mund të dilte më mirë; 2. Duke u munduar të cilësojë programin e Ramës si të pazbatueshëm, forcojë zërat e kritikëve se Vitia është për projekte të vogla kurse Rama për të mëdha”, tha ai.

Tutje Krasniqi theksoi se Vitia ishte i pavetëdijshëm se prishtinasit tradicionalisht kanë votuar ndryshe dhe nuk iu bën përshtypje në përkrahjen e Qeverisë.

“3. Përparësinë e tij kryesore e përqendrojë në përkrahjen që ka nga Qeveria. I vetëdijshëm që prishtinasit tradicionalisht kanë votuar ndryshe, dhe kjo nuk u bën aspak përshtypje;4. Ishte kontradiktorë. Përderisa theksonte se përkrahja nga Qeveria është jetike për suksesin e komunës, përsëriste që mandati i parë i Shpend Ahmetit ka qenë i suksesshëm – përkundër që Qeveria ishte udhëhequr nga një parti tjetër;5. Në raund të dytë, kur votat e mbështetësve të partive tjera janë përcaktuese, ai u tregua përjashtues ndaj votuesve jashtë bazës së VV-së, votat e të cilëve qartësisht nuk ishin të mjaftueshme për të fituar garën”, shtoi ai.

Albert Krasniqi tha gjithashtu se Arben Vitia e hapi dhe përfundojë debatin, duke paraqitur frikën se humbja e Prishtinës e fuqizon opozitën.

“Andaj, fitorja u duhet për të mbrojtur Qeverinë nga opozita, e jo për ta bërë qytet më të mirë për qytetarët e saj”, ka shkruar Krasniqi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë