Loading…
Albin Kurti deklaron pasurinë e tij, ka banesë në vlerë prej 400 mijë eurove
  • 19/08/2019 | 08:29

Albin Kurti deklaron pasurinë e tij, ka banesë në vlerë prej 400 mijë eurove

Një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove dhe në pronësi të bashkëshortes së tij, e ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten, por ka deklaruar një banesë në pronësi të bashkëshortes së tij, Rita K. Augestad-Knudsen.

Në deklarimin e pasurisë nuk është specifikuar nëse bëhet fjalë për apartament në Norvegji – prej nga vjen bashkëshortja e Kurtit – apo në Kosovë.

Banesën prej 67 metrave katror, Kurti e ka deklaruar në vlerë prej 400 mijë eurove. Ka thënë se është blerë në vitin 2018 nga bashkëshortja, ndihmuar edhe përmes një kredie të marrë nga ajo, raporton Insajderi.

Bashkëshortja e Kurtit ka marrë kredi në vlerë prej 270 mijë euro, të cilën obligohet ta kthejë në 25 vitet e ardhshme.

Në pronësi personale, kryetari i VV-së nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme, e as të paluajtshme. Nuk ka deklaruar as veturë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë