Loading…

Albin Kurti e quan Thaçin qesharak, citon një thënie të Faik Konicës

  • 01/09/2018 | 11:32

Albin Kurti e quan Thaçin qesharak, citon një thënie të Faik Konicës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve.


ASipas tij kjo marrëveshje është bërë sivjet.

Postim i tij i plotë:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë