Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Albin Kurti ka hyrë në histori si personi që ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë e ka udhëhequr, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.
Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.
LDK’ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe nuk e hoqi taksën ndaj Serbisë pas kërkesave të Amerikës, po ashtu LDK tha se VV tentoi ta nënshtroi dhe përul partinë ‘Rugoviane’.
Po ashtu LDK’ja me ndihmën e opozitës, PDK’së, AAK’së, Nisma’s, dhe pakicave rrëzoi Qeverinë Kurti.///gazetametro.net