Zyrtari i AAK’së, Daut Haradinaj ka shpërndarë në profilin e tij një fotografi duke kujtuar deklaratën e dikurshme të Kryeministrit të tanishëm Albin Kurtit në lidhje me ZRRE dhe KEDS.
Kurti në vitin 2015, sa ishte opozitë pati thënë se ZRRE po sillet si zyre kontabiliteti e KEDS.
Asokohe Kurti thoshte se ZRRE duhet ta ruajë interesin e qytetarëve duke mos e rritur çmimin e energjisë.
Kujtojmë se ekzekutivi ka bërë me dije se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Por, njoftimi i Qeverisë ka ngjallur kritika të shumta pasi u mor vesh se qytetarëve që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj mund t’u shtrenjtësohet fatura ndoshta dyfish nga shkurti.