Loading…

Albin Kurti: Nuk ka marrëveshje me opsionin ‘merre ose lëre, që do të thotë lëre

  • 28/01/2020 | 21:17

Albin Kurti: Nuk ka marrëveshje me opsionin ‘merre ose lëre, që do të thotë lëre

Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe kreut të LDK’së, Isa Mustafa, në prani të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të shtetit të QUINT’it, shkruan Gazeta Metro.


Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike as pas prezencës së ambasadorëve të shteteve të QUINT’it.

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka fajësuar LDK’në, sepse sipas tij ata nuk po tërhiqen nga kërkesa e 8 janarit dhe po shkon me opsionin ‘merre ose lëre’.

“LDK po shkon me opsionin ‘merre ose lëre’ që do të thotë lëre”, është shprehur Kurti.

“Nuk ka marrëveshje me LDK-në sepse ata po shkojnë me versionin e tyre”.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti para mediave.

Kujtojmë se as pas ndërmjetësimit të ambasadorëve të QUINT’it, LVV dhe LDK nuk ka arritur marrëveshje mes vete./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë