Loading…

Albin Kurti optimist: Nga Zvicra paralajmëron rikthimin e Qeverisë së tij

  • 18/10/2020 | 19:29

Albin Kurti optimist: Nga Zvicra paralajmëron rikthimin e Qeverisë së tij

Ish-kryeministri Albin Kurti është shprehur shumë i sigurtë se një Qeveri e drejtuar nga ai mund të formohet sërish, shkruan Gazeta Metro.


Madje, këtë ai po e thotë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, pas një vizite që pati në Zvicër.

“Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur.
Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës.”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Në Aargau mbajtëm një bisedë tematike me mjekë dhe staf shëndetësor shqiptar nga Zvicra, në të cilën u kyç virtualisht edhe ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Shkëmbyem përvojat tona me sisteme dhe në sektorë të ndryshëm shëndetësor në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit. Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur.
Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës./gazetametro.net

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 18 octobre 2020

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë