Loading…

Albin Kurti premton nga 10 euro për fëmijët nën moshën 15 vjeçare

  • 25/05/2017 | 12:19

Albin Kurti premton nga 10 euro për fëmijët nën moshën 15 vjeçare

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me prezantimin e planit nëse kjo parti vjen në pushtet, siç është thënë nga ky subjekt politik 40 pikat e ndryshimit.


Kandidati për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka prezantuar disa nga pikat e programit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mes të tjerash Kurti se nëse do të udhëheqë qeverinë e ardhshme, do të ndanë shumën nga 10 euro për të gjithë fëmijët e policëve, mjekëve, mësimdhënësve dhe të papunëve.

“Pika tjetër e Lëvizjes Vetëvendosjes do të jetë pagesa për 10 për të gjithë fëmijët e familjeve nën moshën 15 vjeçar të punëtorëve shëndetësor, arsimit, policisë dhe të atyre të papunë. Këto shtesa do të paguhen në emër të nënës”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka përmendur edhe fillimin e ndërtimit të banesave sociale në nivel komunash për të gjithë të papunëve që sipas tij do jenë deri në 4 mijë banesa në tërë vendin.

Më shumë rreth këtij fjalimi të Kurtit gjeni KËTU. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë