Loading…

Albin Kurti shfuqizon vendimin e Isa Mustafës për Telekomin

  • 31/12/2021 | 12:41

Albin Kurti shfuqizon vendimin e Isa Mustafës për Telekomin

Qeveria e Kosovës ka shfuqizur sot vendimin e qeverisë së Isa Mustafës të vitit 2015 ku ishte kërkuar që të ekzekutohet dividenta nga Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) në vlerën 30 milionë euro, transmeton Gazeta Metro. 


Dividenda nga 30 milionë euro është zbritur në 15 milionë me vendimin e ri të qeverisë.

“Shfuqizohet pjesërisht Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 17/20, i datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), ku vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30.000.000,00 € (tridhjetë milionë euro) né 15.000.000,00 € (pesëmbëdhjetë milionë euro). 2. Obligohet Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve pér zbatimin e kétij Vendimi. 3. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas arsyetimit të vendimit të qeverisë, PTK s’ka arritur ta paguajë dividendën prej 30 milionë euro por ka paguar vetëm 15 milionë euro e cila është kontestuar në instancat gjyqësore nga kjo ndërmarrje publike.

Pjesa tjetër e dividendës nuk është paguar dhe kjo figuron akoma si obligim financar i PTK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë