Loading…

Albin Kurti takohet me djalin e Sorosit, që është pro ndarjes së Kosovës

  • 18/02/2020 | 22:40

Albin Kurti takohet me djalin e Sorosit, që është pro ndarjes së Kosovës

Filantropi e miliarderi amerikan me prejardhje hungareze, George Soros, emri i të cilit lakohet për ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në Kosovë dhe Shqipëri për financimin e disa medieve dhe organizatave joqeveritare, njihet për qëndrimet e tij karshi Kosovës për ndarjen e saj dhe shkëmbimit të territoreve sipas disa akuzave të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berishës, shkruan Gazeta Metro.


E me djalin e miliarderit Soros, George Soros, ditë më parë është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

‘Takim i shkëlqyer me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin”- ka shkruar në Twitter, Alex Soros, transmeton Gazeta Metro.

Një takim të tillë djali i Soros pati edhe me liderët kosovarë në korrik të 2018, e më pas ishte takuar me presidentin serb, Aleksandar Vucic, ku kishte thënë se ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe se dy vendet tani janë në një moment shumë kyç për arritjen e marrëveshjes.

Fondacionin Soros e kishte akuzuar ish-kryeministri e presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ku përmes një shkrimi kishte thënë se po dëshiron ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se fondacioni i filantropit George Soros, përmes Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Beograd ka mbështetur një raport të Serbisë për ndarjen e territorit të Kosovës dy vite më parë.

Në këtë hulumtim propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, me ç’rast përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj.

“Serbia dhe Kosova mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, ku Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore (Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin shtetit fqinj”, thuhet në raportin e Fondacionit të Soros.

Kështu rekomandojnë gjashtë ekspertë serbë nëpërmjet një raporti me titull: “Efektet ekonomike, demografike e sociale dhe skenarët e ndryshëm për normalizimin e raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës”, i botuar në prill të vitit 2018 dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, fondacion ky që financohet dhe përkrahet nga miliarder Soros, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Fonacioni Soros është i pranishëm në Kosovë përmes një medie dhe përmes Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur i cili udhëhiqet nga Luan Shllaku.

Po ashtu George Soros është i akuzuar nga qeveria aktuale e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo vetëm, edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta apo zëra nga opozita e kanë sulmuar për ndikim në Shqipëri dhe në qeverinë e kryeministrit Rama.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë