Loading…

Albin Kurti të udhëheq dialogun me Serbinë

  • 25/01/2017 | 21:43

Albin Kurti të udhëheq dialogun me Serbinë

Opinionisti Bajrush Morina, ka thënë se do të ishte mirë të krijohet një ekip i unitetit me Albin Kurtin si udhëheqës të dialogut me Serbinë.


Sipas Morinës, kjo do të ishte një përbërje e cila do të zgjonte dinamizëm në dialog, edhe pse nuk shpreson se do të ndodh një gjë e tillë.

“Të jemi realist, a pranon Lëvizja Vetëvendosje të hyjnë në dialog. unë po shoh që ata nuk kanë gatishmëri… Albin Kurti dhe Vetëvendosje nuk hyjnë në dialog për shkak se ata do të bëhen pjesë e fajësisë të përgjithshme të këtij dialogu”, ka thënë Morina.

Ndërsa Artan Muhaxhiri në Rubikon të KTV’së tha se janë shumë akterë politik të cilët mu në këtë situatë siç tha ai të çoroditur qëndrojnë të heshtur.

“Aktualisht jemi në një pozicion të çoroditur të koalicionit pasi edhe pse ka vota ka shumë pak pëlqyeshmëri. Mendoj se pa ndonjë proces të ri zgjedhor i cili së paku do të mund të ndryshonte një ndryshim brenda PDK-së e LDK-së si dy partitë më të mëdha, ose edhe inkuadrimin e LVV-së, nuk mund të ketë ndonjë dalje nga kjo skenë. Është një situatë pa shteg dalje të cilin kryeministri Mustafa nuk e merr ndonëse pozita e tij ja lejon. E kemi Veselin i cili është i heshtur në këto moment. I kemi disa akterë që janë në heshtje. E kemi një opozitë që po ashtu ka përçarje në mes veti”, ka thënë ai.

Ai tha se vetëm një proces i ri zgjedhor do të bënte që tu vinte fundi betejave brenda partiake.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë