Loading…

‘Albin Kurti, viktimë e politikës së vet’: Çka është shkopi i Perëndimit për Kosovën se karrota po dihet

  • 25/01/2023 | 22:29

‘Albin Kurti, viktimë e politikës së vet’: Çka është shkopi i Perëndimit për Kosovën se karrota po dihet

Presidenti serb të e konfirmoi atë që është spekuluar më parë – çka është shkopi dhe karota e Perëndimit për Serbinë, por si duket këto shpjegime mungojnë kur bëhet fjalë për Prishtinën. Së paku mungon shkopi. Si karotë në këtë konstelacion mund të shihet heqja regijmit të vizave dhe pranimi i aplikimit të anëtarësisë në BE. Fati politik i kryeministrit Kurti do të jetë diçka i ngjashëm me atë të kundërshtarit të tij, Aleksandar Vucic, të cilin ata që i kishte ushqyer me tregimin e narracionin putinofil se nuk ka dorëzim sa i përket Kosovës sot e akuzojnë për tradhti të interesave kombëtare serbe, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta serbe Danas në analizën e saj të procesit të dialogut deri tani, e tutje ka shqyrtuar mangësitë e secilës palë – dhe liderëve të tyre – dhe pasojat me të cilat mund të ballafaqohen me kornizën e re të dialogut, propozimin europian, posaçërisht nëse nuk përmbushin obligimet e tyre.

Sa i përket presidentit serb Aleksandar Vucic që nga fillimi i tregimit për planin ‘franko-gjerman’ disa herë e ka ndryshuar narracionin. Që nga refuzimi ta konsiderojë fare, theksimi i linjave të kuqe të Serbisë e deri tek deklarata pas takimit me ‘pesëshen e madhe’ të zyrtarëve ndërkombëtarë se është kundër konfliktit të ngrirë e deri tek pranimi më pastaj se ka pasur parasysh këtë dokument 60 ditë më parë e pastaj e theksoi qëndrimin e tij për kompromis.

Qartë e shprehu Vucic se në këtë ndryshim të retorikës kanë ndikuar presioni i ndikimit ndërkombëtar dhe ajo që në takim me pesëshen në fund të javës së kaluar iu tha – nëse Serbia refuzon propozimin e marrëveshjes do të vjen deri tek: kthimi i regjimit të vizave, ndërprerja e negociatave me BE, tërheqja e investimeve ekzistuese e mos lejimin e të rejave, si dhe vendosjen e njëlloj sanksionimi të ri.

Presidenti serb të e konfirmoi atë që është spekuluar më parë – çka është shkopi dhe karota e Perëndimit për Serbinë, por si duket këto shpjegime mungojnë kur bëhet fjalë për Prishtinën. Së paku mungon shkopi. Si karotë në këtë konstelacion mund të shihet heqja regijmit të vizave dhe pranimi i aplikimit të anëtarësisë në BE.

Derisa Vucic është i rrethuar me bashkëpunëtorë që gjenden në listën e zezë amerikane, siç janë Zvonko Veselinkovic dhe Milan Radoicic, të dy të përfshirë në ngjarjet në Kosovë, posaçërisht që Radoicic është edhe zëvendëskryetar i Listës Serbe, që mundet edhe të interpretohet si një lloj presioni, për Kurtin vlente tregimi se është një idealist i pakorruptueshëm.

I ngurtë në retorikën e tij politike ekstremiste me raste, kryeministri i Kosovës ka një shumicë stabile mund të thuhet. Qeveria i varet nga deputetët e opsionit të presidentes kosovare Vjosa Osmani, për të cilën në qarqet kosovare flasin se është edhe më ekstreme se Kurti sipas Danas.

Megjithatë me daljen e tregimit që e nisën mediat sllovene për shmangie tatimi dhe shpëlarje parash në të cilat pretendohet se qenka i përfshirë ambasadori kosovarë në Kroaci, Martin Berishaj, ndaj të cilit agjencia antikorrupsion e Kosovë ka nisur hetim ka vënë përshtypjen e të pakorruptueshmit nën dyshim.

Kurti qenka i përfshirë në këtë aferë siç pretendohet ashtu që Berishaj i është shmangur tatimit të parave në vlerë, së paku, 1.5 milionë eurosh që i ka përfituar nga kompania GEN me seli në Serbi, që pastaj këto para do të shfrytëzoheshin për fushatën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e vitit 2021.

Pikërisht këto zgjedhje  Vetëvendosja e Kurtit me mbështetjen e Vjosa Osmanit dhe të tjerëve që kanë braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovë, fituan 50.28 përqind të votave, duke realizuar kështu rezultatin më të mirë në historinë e zgjedhjeve parlamentare kosovare. Në zgjedhjet e 2019’së kjo lëvizje, asokohe pa Osmanin,, mblodhi vetëm 26.27 përqind.

Këtë rezultat duhet parë edhe në aspektin se këto zgjedhje u mbajtën pasi që qeveria e parë në të cilën Kurti i printe ra, vetëm pas disa muajsh, pas votimit të mosbesimit në Kuvend, e gjithë kjo me kërkesë të partnerit të koalicionit – Lidhjes Demokratike të Kosovës, që asokohe Osmani e kishte kundërshtuar.

Kurti asokohe kishte thënë se rrëzimi i qeverisë kishte lidhje me “marrëveshjen e gatshme të shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe Serbisë”, përkatësisht të tregimit të këmbimit të territoreve të dialogut kur në emër të presidentit të SHBA’së Donald Trump me dialogun merrej Richard Grenell.

Porosia e qartë se po e rrëzojnë për shkak të marrëveshjes së papranueshme me Serbinë, me presionin e SHBA’së, mes tjerash përfundoi me një rezultat dyfish më të mirë.

Është e qartë se çfarëdo rrëzimi i qeverisë aktuale të Kurtit, së pari nëse edhe është mundshme, do të rezultonte që Kurti, nëse jo më mirë, do të dilte me rezultat të ngjashëm me atë të zgjedhjeve paraprake, kështu që këtë presion Perëndimor duhet ta përjashtojmë, pasi ky politika rigjid nuk u duhet edhe më i fuqishëm, e edhe po t’i bie mbështetja politike, vështirë mund të paramendohet një koalicion në të cilën nuk do të gjendeshin Kurti e Osmani.

Çështje është edhe sa ka efekt edhe lloji tjetër i presionit që shfaqet në formën e kritikës së qeveria aktuale nuk është partner i mirë i SHBA’së, të cilën e përdorë opozita kosovare për t’u dukur në sytë e SHBA’së si dikush që mund ta zëvendësoj Kurtin, e në anët tjetër që në sytë kosovarëve për të cilët SHBA si simbolikë është shumë e rëndësishme – ta paraqesin si dikë që po shmanget kërkesave të zyrtarëve të këtij shteti. Ka mëdyshje se nëse këto veprimet të opozitës kosovare kanë peshë, përkatësisht sa brengosen elektorati i Kurtit nëse ai është apo nuk është partner i SHBA’së.

Mbështetjen për lëvizjen e tij ai e ka rritur me politikë ekstremiste, retorikës së ashpër dhe veprimeve të dhunshme, kujtojmë përmbysjen e kamionëve me produkte serbe të 2016’së, kështu që pranimi i një marrëveshjeje në të cilën nuk theksohet pranimi i ndërsjellë, për Kurtin do të ishte një vetëvrasje politike.

Megjithëse presioni i opozitës kanë ekzistuar edhe para daljes së serbëve nga institucionet, Kurti ishte dëshmuar si i vendosur në pozicionimin e tij.

Aq sa presioni do të shtohet Kurti do të nxisë kriza të reja ndaj të cilave Beogradi dhe Perëndimi do të detyrohen të reagojë, e se me këtë tashmë ka nisur ta tregojë edhe ndalimi i hyrjes me targa KM të hyjnë në Kosovë edhe me ujdinë e arritur më parë me të cilën u zgjedh kriza pjesë e së cilës ishte dalja e serbëve nga institucioneve, por edhe qëndrimin e Bashkimit Europian që Kosova me këtë po shkel ujdinë e arritur sipas analizës së Danas.

Nuk duhet të hiqet edhe mundësia e rritjes së tensioneve me rastin e ndonjë incidenti me motiv etnik, siç ishte ai në Shtërpcë, apo ndonjë të shkaktuar me një pështjellim tjetër të rrethanave – si ai në Leposaviq, kur policët e Kosovës e qëlluan veturën ku njëri prej serbëve u plagos në kraharor.

Shkas për krizë mund të jenë edhe zgjedhjet lokale në veri të Kosovës të cilët priten në pranverë, e që të tëra këto negociatën në Bruksel do t’i zvarrisnin sa i përket propozimit europian.

Serbia nga një skenar i tillë në të cilin Kurti do të refuzonte të pranonte marrëveshjen do të përfitonte pasi do të renditej si bashkëpunëtori konstruktiv i Perëndimit, derisa Kurti, për të s’di kush sa herë që nga fillimi i vitit, vepron në kundërshti me kërkesat e Perëndimit që me intensifikimin e arritjes deri tek marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve dëshiron që ti heqë nga duart Rusisë argumentit precedentin e Kosovës.

Për këtë u duhet bashkëpunimi i Kurtit – përkatësisht themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ashtu që Vucic dhe Beogradit zyrtar t’i hedhë poshtë argumentin e obligimeve të Prishtinës nga Marrëveshja e Brukselit me të cilin Serbia po provon ta mbajë konfliktin në gjendje të ngrirë shkruan Danas.

Kurti me lëvizje të njëanshme ka shkrirë dhe shtyrë në drejtim të njëfarë marrëveshje të re, por duket qartë se nuk i doli ashtu siç kryeministrit kosovar do i pëlqente të dukej. Ose do t’i duhet që të gjejë një mënyrë që propozimin europian ta nënshtrojë sipas vijave të veta të kuqe, e nëse bashkësia ndërkombëtare megjithatë e gjen një mënyrë për presion më të madh, Albin Kurti, do të bëhet viktima e politikës së vet.

Fati politik i kryeministrit Kurti do të jetë diçka i ngjashëm me atë të kundërshtarit të tij, sipas Danas, Aleksandar Vucic të cilin sot ata që i kishte ushqyer me tregimin e narracionin putinofil se nuk ka dorëzim sa i përket Kosovës sot e akuzojnë për tradhti të interesave kombëtare serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë