Loading…

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj: Kaq vota kanë marrë në zgjedhjet e 6 tetorit

  • 07/11/2019 | 11:15

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj: Kaq vota kanë marrë në zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, ku fituese ka dalë Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


Albin Kurti, kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër, ka dalë si më i votuari nga këto zgjedhje, duke marrë gjithsej 183 868 vota.

Pas tij radhitet kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila nga zgjedhjet e gjashtë tetorit ka dalë me 176 188 vota.

Kadri Veseli, ndërkaq, kandidat i PDK-së, për pozitën e kryeministrit ka marrë 146 763 vota.

Ramush Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryeministër, ka marrë 75 917 vota./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë