Ka nisur protesta kundër ngritjes së çmimit të rrymës në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Në protestën që nisi prej sheshit “Zahir Pajaziti”, qytetarët u nisën drejt Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”.
“Largoje KEDS-in”, është njëra nga thirrjet tjera të protestuesve.
Ata thonë se s’duan të paguajnë rrymë edhe për komunat në veri të vendit.
Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet blloktarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe që të nacionalizohet KEDS-i.
Me 28 janar, pritet të miratohet propozimi i ZRRE-së për shtrenjtim të çmimit të energjisë.
Të martën, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023./gazetametro.net