Loading…

“Albin, para se të shkosh në dialog, shko tek varret e Mon Balajt e Arben Xheladinit”

  • 11/06/2021 | 16:48

“Albin, para se të shkosh në dialog, shko tek varret e Mon Balajt e Arben Xheladinit”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi.


Madje ka thënë se i njëjti po bënë lëshime dhe kompromise të rrezikshme për një marrëveshje kalimtare.

Sipas saj, po t’i bënte këto lëshime ish-presidenti Hashim Thaçi, vendi tashmë do të ishte në OKB dhe do ta kishte njohjen e Serbisë, mirëpo nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Albin, po t’i bënte këto lëshime Hashim Thaçi, ne sot do të ishim anëtarë të OKB-së dhe do të kishim njohjen e Serbisë. Mirëpo ai nuk i bëri lëshimet që po i bënë ti. Ti po tregohesh i gatshëm me bërë kompromise jo të pakëndshme, por tejpërtej të rrezikshme vetëm për një marrëveshje kalimtare”, tha ajo.

Deputetja Musliu gjithashtu i ka thënë Albin Kurti se para se të shkojë në dialog, t’i vizitojë varret e Mon Balajt e Arben Xheladinit. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë