Loading…

Albulena Haxhiu flet me ambicie: Synojmë t’i fitojmë 12 komunat në balotazh

  • 21/10/2021 | 08:17

Albulena Haxhiu flet me ambicie: Synojmë t’i fitojmë 12 komunat në balotazh

Vetëvendosje në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor nuk fitoi asnjë komunë. E në rundin e dytë, nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosje synon t’i fitojë 12 komunat në të cilat është në balotazh.

Haxhiu në emisionin DPT te Fidani tha Vetëvendosje është angazhuar maksimalisht ta arrijë këtë synim.

Në pyetjen e Fidan Jupollit se në cilat komuna do të fitojë Vetëvendosje në rundin e dytë të zgjedhjeve, Haxhiu tha se do VV synon t’i fitojë në 12 komuna.

“Synojmë t’i fitojmë në 12 komuna në balotazh”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, Jupolli kërkoi një koment nga Haxhiu për zgjedhjet në Gjilan të cilat autori i emisionit i quajti “befasi”.

“Anamorava e jashtëzakonshme”, u përgjigj shkurt Haxhiu.

“Prishtina dhe Prizreni do të fitohen. Ne do të punojmë dhe të angazhohemi maksimalisht për këtë”, shtoi Haxhiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë