Loading…

Albulena Haxhiu refuzon ta komentojë takimin Sveçla-Djuric: Sulmon Ministrinë që e drejtoi Nisma

  • 08/12/2019 | 22:18

Albulena Haxhiu refuzon ta komentojë takimin Sveçla-Djuric: Sulmon Ministrinë që e drejtoi Nisma

Në radhën e shumë reagimeve ndaj takimit të Xhelal Sveçlës të VV’së me Marko Djuricin, nuk është edhe ai i bashkëpartiakës së tij, Albulena Haxhiu. Kjo ka refuzuar ta komentojë këtë, në vend të kësaj, ajo po sulmon Ministrinë e Mistrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale, të drejtuar nga Nisma Social Demokrate, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se Ministria nuk ka bërë asgjë që t’u ndihmojë atyre që kanë nevojë për ndihmë.

“Me ndihmën sociale në Kosovë, familjet në nevojë nuk mund të mbulojnë as nevojat mujore që i kanë.

Çfarë ka bërë Ministria! Personave që marrin ndihmë sociale, e që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale!!

Kjo është e papranueshme. Çfarë shteti e pushteti, që varfëron e bën padrejtësi pikërisht me ata që nuk e kanë ndjerë kurrë dorën e shtetit ashtu siç duhet.
Çfarë turpi e çfarë mjerimi!

Këto padrejtësi duhet të ndalohen sa më parë”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkaq, sa i përket takimit të Zveçlës me politikanin serb, Marko Djuric, Haxhiu nuk ka dhënë ndonjë koment, pavarësisht reagimeve të shumëta që janë bërë nga të tjerët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë