Loading…

Albulena Haxhiu tregon se a do shkarkohet kryeprokurori Aleksandër Lumezi

  • 17/06/2021 | 17:18

Albulena Haxhiu tregon se a do shkarkohet kryeprokurori Aleksandër Lumezi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka mohuar se qeveria “Kurti”, do ta shkarkojë kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.


Ajo ka thënë që zgjedhja e kryeprokurorit do të bëhet vitin e ardhshëm nga Këshilli Prokurorial.

“Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit bëhet vitin e ardhshëm dhe kjo nuk është në mandatin e Qeverisë por të Këshillit Prokurorial”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

REAGIM

Prej kohës kur kam pranuar detyrën, unë dhe kabineti im kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me mediet sepse respektojmë dhe vlerësojmë lartë rolin që mediet kanë në shoqëri.

Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që nuk jemi përgjigjur në pyetjet që janë drejtuar dhe që lidhen me mandatin tonë si Ministri.

Sot, në portalin Insajderi, po qarkullon një lajm i pavërtetë që kinse Qeveria është duke planifikuar shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi.

Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit bëhet vitin e ardhshëm dhe kjo nuk është në mandatin e Qeverisë por të Këshillit Prokurorial.

Nëse portali Insajderi nuk e tërheqë këtë lajm të pavërtetë dhe nuk kërkon falje atëherë ne do të rishqyrtojmë bashkëpunimin tonë me këtë portal.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë dhe profesional me të gjitha mediet të cilat respektojnë standardet profesionale dhe etike të punës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë