Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sektorin që ajo drejton ka mjaft punë dhe sfida, nuk e pengojnë atë që të përkujdeset për dukjen e saj, shkruan Gazeta Metro.
Një nga sallonet e parukerisë në kryeqytet, ka publikuar një postim ku shihet ministrja Haxhiu që ka bërë një ndërhyrje në flokët e saja.
E këto veprime të ministres së Drejtësisë, po shihen me një sy tjetër nga aktivistë të ndryshëm politik.
Sipas Bardh Ahmeti nga Partia Social Demokrate, këto “veprime” të Haxhiut vijnë si rezultat i disa dështimeve në sektorin ku ajo është ministre.
“Me gjasë e ka kuptu që nuk është për ministre, mas dështimit me veting e byro për konfiskimin e pasurisë. Nashta kisha pas pak vlerësim për të nëse e len krejt këtë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./gazetametro.net